Standartet

Krenaria jone, është stafi i kulifikuar në standarte europiane dhe makineritë që firma jonë zotëron, gjë që bën që shërbimi jonë të jetë cilësor dhe i shpejtë.

Inxhinieret, mekanikët dhe manovratoret janë të licencuar dhe certifikuar, për profilet që ata mbulojnë, duke i zbatuar ato me rigorozitet dhe profesionalizëm dhe vit pas viti ne zhvillojmë kurse trajnimi, për njohjet e tyre në detaje.

Makineritë e reja dhe moderne, në të cilat kemi investuar jane të firmave më të njohura të tregut botëror, si MAN,SCANIA,MERCEDES BENZ-ACTROS, HITACHI,CATERPILLAR, JCB etj ato janë të certifikuar në institucionet përkatëse.

Shërbimet e këtyre mjeteve, iu behen duke respektuar me rigorozitet kërkesat teknike, nën asistencën e teknikëve të firmës, në të cilën janë blerë mjetet. Vëmëndje i kushtohet mjedisit nga aktiviteti që ne kryejmë, duke kryer kontrolle periodike për mostejkalimin e normave të ndotjes.

Ne respektojmë ambjentin

Ne jemi të përkushtuar, në respektimin e ambjentit përreth dhe njohim mirë impaktin e lëndëve në ambjent. Kjo na bën më shumë të kujdesshëm, në burimet e natyrës dhe lëndëve transportuese. Ne nuk mendojmë vetëm biznesin tonë por dhe kushtet e punës në të cilat punojmë, mbrojtjen e mjeteve dhe ndotjen minimale duke mos lejuar keshtu të ketë asnjë efekt negativ në ajër. Ne respektojmë jo vetëm mjedisin në vendin tonë por dhe planetin.

mjedisi